Bujar Dugolli, dekan në Fakultetin Filozifik dhe senator në Universitetin e Prishtinës, ka reaguar pas vendimit të Ministrisë së Arsimit që të shfuqizojë vendimin e djeshëm të Këshillit Drejtues për shkarkimin e Rektorit Ramadan Zejnullahu.
Në një prononcim për Gazetën Fjala, Dugolli e ka quajtur vendimin e Ministrit Arsim Bajrami si të jashtligjshëm.
“Vendimi është i kundërligjshëm pasi që prekë autonominë e e UP-së”, ka thënë ai, duke shtuar se kjo është ndërhyrje ne punën e universitetit.
I pyetur nëse do të vazhdojë të kërkojë shkarkimin e Rektorit Zejnullahu, Dugolli nuk ka dhënë ndonjë përgjigje të qartë.
“Nuk e di njëherë, isha në mësim dhe nuk i di më të rejat e fundit.”
Bujar Dugolli ka qenë një nga senatorët më të zëshëm në kërkesën për shkarkimin e Rektorit Zejnullahu.
Osmani: Epopeja e Dukagjinit – kujtesë dhe testament i sakri...
Aksion i gjerë pastrimi për sezonin turistik në Pogradec, Ra...
Gjysmëhëna e Kuqe: 82,000 objekte civile të goditura në Iran
Haxhiu: 24 marsi 1999 ndryshoi rrjedhën e historisë së Kosov...
Kurti priti në takim drejtues dhe përfaqësues të organizatav...
Kryesia e PDK-së: Rruga e vetme janë zgjedhjet e reja