Në një emision serb, deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje ka befasuar me deklaratën e saj kur është pyetur se a duhet Kosova ta ketë ushtrinë.
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga 6 plus, është pyetur se a duhet Kosova ta ketë ushtrinë, shkruan Express.
Përgjigjja e saj ishte mjaftë befasuese dhe e shkurtër.
“Jo, nuk ka nevojë Kosova për ushtri”, ka thënë ajo.
E ftuar në këtë emision të RTV KiM, ishte edhe Rada Trajkoviq, e cila dha komentin e saj rreth kësaj pyetje.
Trajkoviq tha se Kosova nuk ka nevojë të ketë ushtrinë e saj, sepse sipas Trajkoviq, vetëm se do të destabilizohej rajoni.
Deklaratën e Duda Baljes për ushtrinë mund ta dëgjoni në minutën e 03:50, të kësaj videoje:
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...