Deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj, ka treguar në emisionin Pressing në T7 versionin e tij se çfarë ngjau sot në mes tij dhe kryeparlamentares Vjosa Osmani. Osmani i ndërpreu fjalën Selmanajt pasi po fliste për tema jashtë asaj që ishte thirrur seanca.
‘’Mendoj që ne si deputet mandati jonë është i garantuar me kushtetutë. Dhe me ligjin e të drejtave të deputetit. Seancat zhvillohen për të folur. Fjalori duhet të jetë i kujdesshëm pa fjalë fyese. Është viti i tretë që jam deputet dhe kujdesem që të mos fyej askënd. Argumentet e mija mund të jenë të drejtpërdrejta, jo si dikush që flet me elokuenc. Por ky jam unë. Sjellja e kryeparlamentares ishte e papranueshme. Deputetët kanë të drejtë të flasin. Fjalët bien mbi ndërgjegjën e tyre.’’, thotë ai.
‘’Po të flisja gjuhë jo parlamentare. Kryeparlamentarja ka mekanizma që mund të përdorë kundër meje. Veprimi i kryeparlamentares nuk ishte ajo që demokraci që unë jam munduar ta sjellë brenda kuvendit’’, shton ai.
Selmanaj po ashtu thotë se dokumenti që lexoi Osmani sot në Kuvend nuk ishte ai për të cilin ishin marrë vesh në komision dhe kryesi të Kuvendit.
‘’Nuk e di ku e mori atë’’, shton Selmanaj.
Katër të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor
“Je pa karrierë”, Ermiona flet për Sonin pas daljes nga Ferm...
“Mjaft me izolim!” – Protestohet në Çakorr për hapjen e kufi...
Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Osmani kalon fundjavën në Mitrovicë: Plot dashni me fëmijët ...
Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit