Me rastin e 111-vjetorit të Kongresit të Manastirit, në sallën e kulturës në Drenas, u mbajt një akademi solemne e organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Drenasit.
Në këtë akademi morën pjesë, nënkryetari i Komunës së Drenasit, Nazmi Hasi, drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Shqipe Zogu, të ftuar dhe shumë qytetarë, mësimdhënës e nxënës.
Fjalën e hapjes e mbajti nënkryetari i Komunës, Nazmi Hasi, i cili ndër të tjera tha se përkujtimi i ngjarjeve më të rëndësishme e më të ndritshme kulturore të popullit tonë është i domosdoshëm sepse në këtë mënyrë ne drejtohemi kah njohja e vlerave dhe respektimi i tyre.
Ndërsa Shqipe Zogu u shpreh se shkronjat jo latine nuk ishin të përshtatshme për kultivimin e gjuhës shqipe dhe bashkimit gjuhësor kombëtar.
Akademia Solemne u përmbyll me një program artistik, me recital nga nxënësit e gjimnazit “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” nga Drenasi, dhe me këngë e valle nga shoqëria “Shotë Galica” nga Drenasi dhe “Shqipet e Drenicës” nga Komorani.
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Kryetarja Haxhiu bëri homazhe në Lubeniq të Pejës
Yamal reagon ndaj racizmit: Jam edhe unë mysliman
Nis verifikimi i njëhsorëve elektrikë, disa që kishin mospër...
Trump: SHBA-të do të largohen nga Irani shumë shpejt
Po kërkohej përmes Interpolit, ekstradohet nga Zvicra në Kos...