Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Prishtinë prezanton raportin vjetor për vitin 2024, ulet numri i aksidenteve

10:45 | 30 Janar 2025
K.B

Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Prishtinë ka prezantuar raportin vjetor për vitin 2024.

Të pranishëm në prezantimin e këtij raporti janë kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, përfaqësues nga KFOR-i si dhe përfaqësues nga drejtorit e policisë të Komunave që i mbulon Rajoni i Prishtinës, raporton Arbresh.info.

Nënkoloneli Rajonal, Basri Shabani në fjalën e tij të rastit tha se gjatë vitit 2024 janë arrestuar 2700 persona ndërsa theksoi uljen e numrit të aksidenteve.

“Kjo analizë vjen pas zhvillimit me sukses mujore në të gjitha sektorët dhe stacionet policore. Rajoni i Prishtinës është ndër rajonet më të rëndësishme sepse ka 6 qytete që mbikëqyr. Gjatë 2024 është punuar në drejtim të synimit për sigurinë publike. Është menaxhuar suksesshëm puna dhe objektiva dhe bashkëpunimi me prokurorët. Ka caktuar prioritetet për kontrollim më të mirë të territorit. Janë arritur objektivat strategjike mbi 19 mijë raste që janë zbuluat dhe hetuar, 800 plane operative kundër 2700 persona arrestuar. Ulja e veprave penale është rezultat i policisë. Ofrimi i 7295 info inteligjence nga zyrtarët policor që ndikojnë në parandalimin e veprave penale dhe arrestimin e kryerësve. Kemi ul numrin e aksidenteve -34 përqind, gjithashtu edhe siguria në shkolla janë marr masa dhe plane operative. Kemi shkurtu kohën e reagimit në vendin e ngjarjes”, tha nënkoloneli i rajonit të Prishtinës.

Tutje Shabani theksoi se është aprovuar kërkesa për hapjen e nënstacionit në Komoran dhe Hajvali dhe janë në fazën e projekteve finalizuese. Ndërsa nga telefoni 192 janë pranuar rreth 300 mije thirrje nga qytetarët.