
a clean and empty hospital corridor with nobody on sight
Me një vendim nga Shërbimi Spitalor Klinikë Universitarë të Kosovës (ShSKUK), Spitali i Përgjithshëm i Vushtrrisë “Sheikh Zayed”, nga sot është duke pranuar të gjithë pacientët e prekur ose të dyshuar me virusin COVID-19 edhe nga spitali i Përgjithshëm i Mitrovicës, ”Dr.Sami Haxhibeqiri”.
Drejtori i spitalit të Vushtrrisë, Mursel Pllana në një prononcim për Telegrafin ka thënë se për momentin janë duke i pranuar pacientët e prekur me COVID-19, nga spitali i Mitrovicës.
Pllana tha se në spitalin e Vushtrrisë janë dhjetë pacientë të shtruar me COVID-19, ndërsa numrin e saktë edhe të pacientëve që po transferohen nga spitali i Mitrovicës ende nuk e din, pasi pacientët janë duke iu nënshtruar kontrollit të mjekëve.
Sipas tij, të gjithë pacientët e Gjinekologjisë, Pediatrisë dhe Kirurgjisë të spitalit të Vushtrrisë nga sot do të marrin trajtime mjekësore në spitalin e Mitrovicës.
“Sot ka filluar transferimi i pacientëve prej Mitrovicës, në spitalin tonë. Si dhe kontrollet që janë me pacient të dyshimtë trajtohen këtu në spitalin tonë. Shërbimi i Gjinekologjisë, Pediatrisë dhe Kirurgjisë kanë shkuar në Mitrovicë. Për momentin kemi pas dhjetë pacient, tash është duke u mbushur dhe nga spitali i Mitrovicës. Doktorët janë duke bërë kontrollin e pacientëve dhe ende nuk e di numrit e saktë të të gjithë pacientëve”, ka thënë ai.
I pyetur se si është gjendja e pacientëve të prekur me COVID-19, ai tha: “Të gjithë pacientët që i kemi për momentin në spital janë me oksigjeno-terapi. Janë kryesisht të moshave të shtyrë si dhe kanë edhe sëmundje të tjera shoqëruese”.
Ndryshe, ditë më parë ushtruesi i detyrës së ShSKUK-së, Valbon Krasniqi ka thënë se spitalin e Vushtrrisë do ta shndërrojnë në spitalin për trajtimin e pacientëve me COVID-19, ndërsa spitalin rajonal të Mitrovicës, për pacientët me sëmundje tjera.
“Spitali i Vushtrrisë do të shndërrohet komplet në spitalin për trajtimin me COVID-19. Pra qytetarët e Mitrovicës dhe Vushtrrisë do të trajtohen me COVID-19, në spitalin e Vushtrrisë. Ndërsa ata pacient që kanë nevojë për trajtime të tjera do të trajtohen në spitalin e Mitrovicës”, ka thënë Krasniqi.
Hoti dhe Azemi diskutojnë për punëtorët e sektorit privat
KQZ miraton planin e punës, pezullohet nëse ka zgjedhje të j...
AGK-ja e dënon gjuhën e papranueshme dhe të rrezikshme të Lu...
Suedia ia vazhdon kontratën Potterit deri në vitin 2030
FIFA ende nuk pa asnjë reagim pas deklaratave të ministrit t...
Aksion në Prishtinë për largimin reklamave pa leje nga hapës...