Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, tha se pret që takimin e javës së ardhshme të Njësive elitare të Policisë me kreun e Qeverisë, Albin Kurti të gjendet një zgjidhje për kërkesat e tyre.
Në një adresim para gazetarëve i pari i Policisë shtoi se shtesat e policëve duhet të rriten.
Njësia Speciale Intervenuese (NJSI), Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive (NJTME) dhe njësi tjera të Policisë së Kosovës, kanë pezulluar protestën e paralajmëruar për këtë të martë.
Kjo ngase kryeministri Albin Kurti u ka premtuar se javën e ardhshme do t’i pres në takim zyrtar për të gjetur zgjidhje për kërkesat e tyre.
Pjesëtarët e Njësitit Special Intervenues, njësiti më elitar i Policisë së Kosovës, kanë protestuar para ndërtesës së Qeverisë të Kosovës më 1 nëntor, me kërkesën kryesore që rrezikshmëria në punë të caktohet në 50 për qind të pagës bazë. Ata kërkuan që mos të përdoren politikisht dhe të mos luhet me dinjitetin e tyre./eo
Ramos konfirmoi largimin e tij nga Monterrey, do të jetë loj...
Komandanti i KFOR-it pret në takim Kurtin, shprehu përkushti...
Nuk kanë të ndalur telashet në mbrojtje për Arsenalit, ylli ...
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...
Bizneset turke shprehin interes për bashkëpunim me Kosovën
Refuzohet ankesa e LVV-së për qendrat e votimit jashtë Kosov...