Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha mori pjesë në ceremoninë zyrtare me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës në New York
Me ftesë zyrtare të Senatores Jessica Scarcella-Spanton dhe Anëtarit të Asamblesë Charles D. Fall, Drejtori i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha ka qëndruar zyrtarisht në New York ku ka marrë pjesë në ceremoninë me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Në njoftimin për media thuhet se Hoxha gjatë ceremonisë theksoi se Policia e Kosovës është falënderuese për përkrahjen e vazhdueshme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Policinë e Kosovës që nga themelimi.
“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar ndaj sundimit të ligjit, mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe shërbimit ndaj qytetarëve pa dallim. Bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht me SHBA-në, ka qenë jetik në ndërtimin e një force profesionale që gëzon besimin e qytetarëve dhe kontribuon për sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.
“Kolonel Hoxha gjatë qëndrimit në New York, poashtu mori pjesën në një seancë të senatit të shtetit të New York-ut si dhe u takua me përfaqësues të komunitetin kosovaro-amerikan për të cilët shprehu një falënderim të veçantë për rolin e tyre në forcimin e lidhjeve mes Republikës së Kosovës si dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Arbresh.info
Reshje të dendura dhe erëra të fuqishme të enjten në Kosovë
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...