Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, Genc Metaj ka thënë se vetëm javën e parë të marsit janë raportuar 57 raste të zjarrit, ndërsa nga data 7 deri me 10 kanë qenë 294 raste të zjarreve.
Kjo situatë e krijuar, sipas Metajt është shumë e rrezikshme dhe jashtë normales, shkruan Arbresh.info.
Ai në një konferencë për media ka thënë se ka kontaktuar me zëdhënës drejtorin e policisë me të cilin kanë rënë dakord për hetimin e rasteve.
LEXO EDHE:
Metaj: Për tri ditë janë raportuar 294 raste të zjarreve, gjendja paraqitet e rrezikshme
“Kam pas takim me zëvendës drejtorin e policisë për rritjen e patrullimit në nivel vendi por edhe hetimi i këtyre rasteve në mënyrë që kryerësit të sillen para ligjit për veprat e tyre. Situata që është tani është jashtë normales. Përgëzoj njësitet e zjarrfikësit dhe shpëtimit që në mënyrë heroike janë përballë me gjithë këtë numër të madh zjarresh”, tha Metaj.
Metaj po ashtu ka thënë se shkaktari kryesor i zjarreve është dora e njeriut, ndërsa ka bërë apel tek qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë me dhe zjarrfikësit që të denoncohen rast edhe në mënyrë anonime në numrat 112, 192, 193 të cilët janë 24 orë në shërbim./Arbresh.info
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...
Këshilltari i komandantit të KFOR-it takon kryetarët e zgjed...