Në Beograd nuk kanë reagime zyrtare ndaj lajmit se disa pjesëtarë serbë të Forcës së Sigurisë së Kosovës e kanë lëshuar këtë forcë, si pasojë e presionit nga Beogradi.
Kryetari i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Millovan Drecun, ka thënë se nuk ka informacion që rreth 20 pjesëtarë të FSK-së nga rajoni i Gjilanit kanë bërë kërkesë kolektive për tërheqje nga kjo forcë.
“A kanë treguar ata se më herët kanë pasur presion nga shqiptarët për të hyrë në FSK? Pastaj, a mund t’i bindë dikush të largohen? Nëse po, le të sjellin prova”, tha Drecun, për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë.
Kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë të enjten se presionet e Beogradit ndaj pjesëtarëve serbë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë “krim” ndaj tyre.
Kongresmenët amerikanë vizitojnë Luginën e Preshevës, Bajrak...
Netanyahu ndan detajet e telefonatës me Trump
Sveçla dhe Hyseni ecin drejt Kalasë së Pogragjës bashkë me k...
“Llugë” në Superligë, mbyllet xhiroja e parafundit – pozita ...
Osmani dhe Abdixhiku falënderojnë bashkatdhetarët në Cyrih t...
Shembet një ndërtesë në Filipine, një i vdekur dhe 21 person...