Milovan Drecun, kryetar i Komisionit Parlamentar për Kosovë, Milovan Drecun, tha se nuk beson që Prishtina do të zgjidhë përfundimisht vrasjen e Oliver Ivanoviqit.
“Nuk mendoj se do të ndriçohet deri në fund”, tha ai për Radio Televizionin e Serbisë.
Drecun theksoi tha se nuk beson se autoritetet e Prishtinës do të “gjenin informacionin e duhur”, i cili sipas tij do të mbyllte hapësirën për spekulime, transmeton Klan Kosova.
Ai gjithashtu komentoi deklaratën e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi se vrasja nuk ishte e motivuar etnikisht dhe tha se Thaçi mund të jepte deklarata të tilla vetëm kur të përfundojë hetimi.
Oliver Ivanoviq u vra më 16 janar përpara selisë së partisë së tij Iniciativa Qytetare SDP në veri të Mitrovicës.
Beogradi kërkoi të merrte pjesë në hetim, por Prishtina refuzoi dhe u pajtua për shkëmbimin e informacionit
Parashikimi i motit për të martën
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...