Në janar të 2018-ës, Burim Ramadani u emërua zëvendësministër në Ministrinë e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës.
E një vit pasi mori pozitën, pjesë e kësaj ministrie u bë edhe, Tahir Ahmeti. Siç mëson arbresh.info, Ahmeti është mik i mirë i Ramadanit, madje të dy si ekspertë të fushës së sigurisë kanë qenë bashkëthemelues të organizatës Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë – SPRC.
Ndërsa i pyetur për punësimin, Ramadani ka pranuar se ka ndikuar në emërimin e tij.
Madje ai ka shtuar se do të dalin së bashku nga ministria sapo të përfundojnë mandatin.
“Është i emëruar nga unë me ekipin tim, pra është emërim politik. Punojmë bashkë në mandatin dhe dalim nga aty bashkë kur përfundojmë mandatin”, ka thënë Ramadani për arbresh.info.
Ndryshe Ramadani që vie nga partia e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt. Ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në periudhën shkurt 2011- maj 2014.
Emërimi i personave me lidhje familjare apo partiake në pozita të ndryshme brenda Institucioneve Publike në Kosovë tashmë është bërë përditshmëri.
Arbresh.info në shkurt të këtij viti kishte bërë publike punësimin e rreth 40 persona të punësuar në Ndërmarrjen Publike, Telekomi i Kosovës. Të punësuar ishin familjarë apo militantë të partive politike./Arbresh.info/
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër