Organizata për dëme te luftës “Ngritja e Zërit” ka dorëzuar për të trembëdhjetën herë dosjet në Gjykatën Kushtetuese.
Kryetari i organizatës, Jahir Bejta, tha se dëmet materiale kanë qenë të mëdha dhe se për 17 vite po kërkojnë drejtësi për viktimat e luftës, me qëllim që qeveria e Serbisë t`i kompensojë dëmet.
“Sot është e trembëdhjeta herë që i dorëzojmë dosjet këtu. Gjykatat e rregullta dhe Supremja nuk janë duke i zbatuar ligjet përkatës për çka janë të thirrur dhe janë kompetent”, ka thënë ai.
Sipas tij, përgjatë këtyre viteve prej kur po dërgohen këto dosje, gjykatave është duke u cilësuar kërkesa të papranueshme.
Ai përmendi nenin 53 të Kushtetutës që sipas tij i obligon gjykatat, përfshirë atë Kushtetuese, që aktet e veta t’i harmonizojnë me vendimet e Gjykatës Evropiane për Liri dhe të Drejtat e Njeriut në Strasburg.
Bejta ka thënë se deri më tani kanë arritur t’i mbledhin mbi një mijë dosje sa i përket dëmeve të shkaktuara gjatë luftës.
Pala paditëse kësaj here ishte Muhamet Fejza nga fshati Vajnikë i Skenderajt. Ai ka thënë se lufta e fundit në Kosovë i ka shkaktuar shumë dëme, duke përfshirë shkatërrimin e shtëpisë dhe lokalit.
“Dëme të mëdha kanë qenë, lokalin na e kanë shkatërruar. Shtëpitë na i ka ë shkatërruar, traktorët na i kanë marrë. Gjithçka që kemi pasur e kanë shkatërruar”, ka deklaruar Fejza./rtk
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK