Në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës sot u bë dorëzimi i medikamentit Minastrin, donacion ky i bërë i mundshëm me anë të bashkëpunimit të suksesshëm dhe të vazhdueshëm në mes të Aksionit për Nëna për Fëmijë dhe organizatës ndërkombëtare AmeriCares.
Përveç në planifikimin familjar, ky medikament ndikon edhe në rregullimin e ciklit menstrual, uljen e rrezikut të cistave në vezore, si dhe trajtimin e akneve me ç’rast i përgjigjen nevojave dhe kërkesave të pacienteve në Klinikë. Vlera e këtij donacioni arrin në rreth 400 mijë dollarë.
“Është kënaqësi e veçantë t’i përgjigjemi kërkesave të Klinikës së Gjinekologjisë pozitivisht dhe të sjellim këtë medikament mjaft të nevojshëm për pacientet e kësaj klinike,” tha Lirak Mulliqi nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë, gjatë dhurimit të medikamentit pranë Klinikës Gjinekologjike në QKUK./Arbresh.info/

Igor Tudor dhe Tottenham Hotspur ndajnë rrugët
Ismajli dhe Mehmeti: Keqardhje për humbjen në Poloni, synojm...
PDK mbështet protestën e organizatave të dala nga lufta e UÇ...
Mbi 1400 zyrtarë ende nuk e kanë deklaruar pasurinë
Aro Muric: Jemi gati, e kemi merituar dhe do të japim maksim...
Pamje si nëpër filma: Shembet rruga Malush Kosova në Prishti...