Ministria për Forcën e Sigurisë ka mbajtur ceremoninë e dorëzimit të certifikatave të pranimit në Akademinë Ushtarake West Point të dy kadetëve të FSK-së, Arilena Shala dhe Yll Dalladaku.
Ministri i FSK-së, Haki Demolli tha se ndihet i nderuar për këtë ngjarje duke theksuar se aq sa është e këndshme është edhe e rëndësishme për FSK-në dhe për gjithë Kosovën.
“Nuk ka dyshim se lajmi për pranimin e dy kadetëve ishte njëri nga lajmet me të mira për FSK-në sepse bëhet fjale për shkollimin e kuadrove”, tha Demolli.
Demolli tha se dy kadetët e pranuar në Akademinë Ushtarake West Point përveç se kanë nderuar FSK-në, familjen dhe emrin e tyre ata kanë nderuar edhe tërë Kosovën.
Krenar që janë në mesin e dy kadetëve Arilena Shala dhe Yll Dalladaku, është shprehur edhe komandanti i FSk-së Rrahman Rama.
Ai ka përgëzuar dy kadetët për sukseset e arritura. “Duhet të keni parasysh që rruga juaj sa ka filluar dhe ju duhet të punoni që të korrni sukses në jetën profesionale e personale”, tha Rama.
Në ceremoni po merr pjesë edhe ambasadori i SHB A-ve në Kosovë Greg Delawie. Ai përgëzoi dy kadetët duke thënë se kjo është një e arritur shumë e madhe dhe që pranimi në këtë akademi është nder për studentët, e në këtë mes Arilena dhe Ylli bëjnë pjesë në këtë akademi ku kanë aplikuar shumë studentë.
“Shtetet e Bashkuara janë krenarë që e mbështesin Kosovën dhe çastet e tilla na bëjnë që të ndihemi krenar për mbështetjen qe ia bëjmë Kosovës”, tha Delawwie.
Mot me diell sot në Kosovë, temperaturat 18 gradë celsius
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...