Por sot ajo përcjell çdo status të Facebook dhe nuk përton t’ia bëjë “like” secilit që e shan ish-shefin e saj.
Kështu ka vepruar edhe në një status të bashkëpartiakut të saj Ylli Hoxhës.
Kanë mjaftuar veç disa fjalë fyese për Ramushin nga ky i fundit, që ta bindë Donika Kadajn ta shtypë butonin “like”.

“Më herët e futi Nishin në Kushtetutë. Pastaj i pagëzoi Konicën e vëllezërit Frashëri si priftërinj. Në minutën e parë të fushatës zyrtare e pyeste mjekun se a është arresti kardiak sulmi në zemër! Dorën në zemër, e paska shpëtuar KPM që nuk e la të dal në debat sepse paska rrezikuar të bëhet horrë! Kandidati për kryeministër me bateriat e PDK-së, Ramush Haradinaj”, ishte statusi i kandidatit për deputet të VV-së Ylli Hoxha të cilin Donika e pëlqeu.
Kur Ramush Haradinaj ishte liruar nga Tribunali i Hagës, ishte Donika Kadaj-Bujupi e cila nuk mund t’i përmbante lotët nga gëzimi, përcjell “Zeri.info”.
Kujtojmë se Kadaj-Bujupi ka kaluar në Vetëvendosje, dhe sot nuk është parë as në seancë që është thirrur pikërisht për ish-shefin e Kadaj-Bujupit.



26 vjet nga nata e tmerrit në veri të Mitrovicës ku u vranë ...
Ishte shpallur në kërkim, arrestohet i dyshuari në Pejë – ka...
Suanita flet për ish-të fejuarin: Po ta njihja në këtë moshë...
Clintonët pranojnë të dëshmojnë për Epstein
Parashikimi i motit në Shqipëri
Gjermania arreston pesë të dyshuar për furnizim të firmave r...