Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është përplasur me deputetët e PDK-së në seancën e Kuvendit të Kosovës, lidhur me krijimin e Gjykatës Speciale,.
Gërvalla u ka thënë deputetëve të PDK-së, se si parti janë përgjegjës për krijimin e Gjykatës Speciale.
“Gjykata Speciale, nuk është instaluar nga Serbia, ajo është e instaluar nga ju, sepse, ju jo vetëm që nuk keni ndërmarrë për dënimin dhe gjykimin e krimeve të pasluftës por ju jeni munduar ta evitoni gjykimin e krimeve në Kosovë dhe ju në këtë formë e keni bërë të mundshme Gjykatën Speciale dhe e keni votuar atë. Ky koalicion qeveritar nuk e ka krijuar Gjykatën Speciale dhe ju jeni përgjegjës që prijësit tuaj janë në Hagë. Bëhuni opozitë serioze dhe konfrontohuni me të vërtetën”, ka thënë Gërvalla.
Kryediplomatja kosovare ka thënë se është betuar që si ministre do të përfaqësojë interesat e Kosovës.
“Si ministre e Jashtme unë jam zotuar që interesat e Republikës së Kosovës t’i përfaqësoj në mënyrën më të denjë të mundshme në arenën ndërkombëtare”, tha Gërvalla./arbresh.info/
Organizata që e organizoi ligjëratën rreth Speciales thotë s...
Tottenhami synon transferimin befasues të yllit të Liverpool...
TikTok-u e finalizon marrëveshjen për të shmangur mbylljen n...
Arrestohet edhe një komisionere e VV-së për manipulim votash
Prokuroria e Prizrenit mban sot konferencë për media për aks...
Raportimet për mungesë vendesh në burgje pas aksionit në Pri...