Në fjalimin e fundit drejtuar kombit përmes Fox News, presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se nuk ishte prapa sulmit në Kongres.
Ai u bëri thirrje amerikanëve të qetësonin pasionet e tyre, në një kohë kur Dhoma e Përfaqësuesve po flet për tërheqjen e tij.
“Në dritën e raportit mbi demonstratat e reja, unë kërkoj që të mos ketë dhunë, asnjë shkelje të ligjit, asnjë vandalizëm të çfarëdo lloji. Kjo është diçka që unë kurrë nuk e kam mbrojtur, madje as Amerika. Unë u bëj thirrje të gjithë amerikanëve të ndihmojnë në uljen e tensioneve dhe qetësimin e gjakrave. Faleminderit”, tha Trump.
Ai gjithashtu u bëri thirrje “kompanive të mëdha të teknologjisë”, të tilla, si Facebook dhe Twitter për të ndihmuar me “tranzicionin paqësor të pushtetit” javën e ardhshme.
Ndërkohë, Dhoma e Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan po diskuton shkarkimin e presidentit në largim, Trump.
Anëtarët e dhomës së ulët të Kongresit e akuzuan republikanin për nxitje të një rebelimi përpara ndërhyrjes së një pjese të mbështetësve në kompleksin e Capitol Hill.
Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së miratoi një rezolutë që i kërkon zëvendëspresidentit të SHBA-së, Mike Pence të zbatojë amendamentin e 25-të të Kushtetutës së SHBA-së./Arbresh.info/
Teknologjia ukrainase e dronëve në rritje
Rama: Siguria ushqimore, sfida kryesore në procesin e negoci...
Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë në Pris...
BILD: Liverpool ka vendosur që Xabi Alonso të jetë trajneri ...
Bastiset banesa e Shkëlzen Gashit, Policia e Krimeve të Rënd...
Dyshohet se i keqpërdorën 137 mijë euro, aktakuzë ndaj dy zy...