Ka vdekur një burrë 70-vjeçar pasi të njëjtit, i ishte përkeqësuar gjendja derisa po ecte në bjeshkët e Prevallës.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, përcjell Arbresh.info.
“Sot rreth orës 06:32 është raportuar në polici se një person pasi ka dal me shëtit në bjeshkët e Prevallës pasi iu ka përkeqësuar gjendja, pasi dhe më herët ka pas një histori të sëmundjes, iu ka përkeqësuar gjendja dhe ka rënë pa vetëdije. Policia bashkë me emergjencën me vështirësi kanë mbërritur në vendngjarje pasi që terreni ishte i vështirë dhe e pamundshme që të shkohet me automjet. Në momentin kur emergjenca ka mbërritur në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e viktimës, B.M. mashkull, 70 vjeç”. Viktima thuhet se ka pasur edhe sëmundje tjera”, tha ai.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i është dërguar familjes së të ndjerit./Arbresh.info/
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...