Dy deputetë të Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani e Ilir Deda, kanë dalë sot me një propozim që liderët e partive politike në Kosovë ta nënshkruajnë një marrëveshje politike për t’i dhënë fund krizës dhe bllokadës politike në vend.
Ata dy kanë hartuar kornizat e kësaj marrëveshjeje në të cilën parashihet që Kuvendi i Kosovës duhet ta themelojë një Komision hetimor të udhëhequr nga opozita për ta shqyrtuar Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
Sa i përket Asociacionit të Komunave Serbe, marrëveshja e propozuar parasheh që Kuvendi i Kosovës do t’i zgjedhë dy anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese me qëllim që vendimi i saj për kushtetutshmërinë e parimeve për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe të bëhet me Gjykatë Kushtetuese të kompletuar
Ndërsa, në rast se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk i zgjidh dilemat për Asociacionin, ata propozojnë që Kuvendi i Kosovës t’i drejtohet Komisionit të Venecias për sqarime shtesë.
Sipas tyre, kjo marrëveshje do të duhej të nënshkruhet nën mbikëqyrjen e Presidentes së Kosovës, në ushtrim të rolit të saj si faktor i unitetit politik në vend.
Zotëria i Parë përfaqësoi Kosovën në Samitin inaugurues të o...
Turqi – Rumani, publikohen formacionet zyrtare
Rama: Shqipëria po mbyll kapitullin e krimit të organizuar
Tërmeti me magnitudë 6.2 ballë godet Japoninë
Çitaku: PDK respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese, vendi...
Juventusi i uron fat Edon Zhegrovës në prag të ndeshjes me S...