Deputetët mbesin pa libra, anulohet tenderi për furnizimin e bibiliotekës së Kuvendit.
Tenderi për furnizim me libra për bibliotekën e Kuvendit të Kosovës është anuluar. Për këtë furnizim ishin ndarë rreth 10 mijë euro, raporton Arbresh.info.
Përmes një njoftimi të publikuar në KRPP, Kuvendi ka bërë me dije se arsyeja e anulimit të tenderit është mos pranimi i asnjë oferte të përgjegjshme.
Ndryshe, Kuvendi kishte shpallur tender për furnizim me 315 tituj të librave dhe që për çdo titull të ishin nga dy kopje. Shuma e parave që ishin planifikuar të shpenzoheshin për këtë tender ishte 9 mijë e 850 euro.
“Çdo palë e interesuar mund të bëjë ankesë pranë Autoritetit Kontraktues, në bazë të nenit 108/A te ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04/L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. ligjin Nr. 05/L-092 ne adresën e specifikuar ne Nenin I te këtij Njoftimi mbi anulimin e aktivitetit te prokurimit”, thuhet në njoftimin për anulimin e tenderit.






Kuvendi i Shqipërisë mbanë sot seancë plenare, shqyrton një ...
Orban si avokat i Vuçiqit në Bruksel: Serbia vendi kyç i BP,...
Nga burgu në SPAK/ Ilir Meta dëshmon sot për “21 Janarin”
Drita sonte mbyll fazën e ligës në Ligën e Konferencës, në M...
Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e QKMF-së së re në Fus...
BE-ja i heq masat ndaj Kosovës, vendi pritet të përfitojë mi...