Njësitet e Doganës së Kosovës këtë të premte kanë gjetur një hapësirë të fshehur (bunker) në një barnatore në Prishtinë.
Ajo hapësirë ishte përdorur për të fshehur barna dhe mallra të kontrabanduara.
Dogana njofton se medikamentet janë sekuestruar, ndërsa ndaj pronarit është iniciuar procedura e kundërvajtjes.
Njoftimi i tij i plotë:
Prishtinë 27 janar 2023 njësit e doganës sot kanë arritur që të zbulojnë një hapësirë të fshehur (bunker) në një barnatore në Prishtinë.
Pas pranimit të informatave përsëri përmes aplikacionit e-dogana lidhur me parregullsitë potenciale, zyrtarët Doganorë kanë organizuar një kontrolle në një barnatore në Prishtinë.
Gjatë kontrollimit janë hasur në barna të kontrabanduara si dhe hapësirën e veçantë për fshehjen e mallrave të kontrabanduara.
Medikamentet janë sekuestruar dhe ndaj pronarit është iniciuar procedurat kundërvajtëse. Aplikacioni i lansuar nga dogana si dhe bashkëpunimi me qytetarët po jep rezultate çdo ditë, derisa dogana inkurajon qytetarët që të përcjellin informata pasi njësitet tona janë të gatshme për të verifikuar informatat.
Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi. /arbresh.info/
Katër alpinistë humbin jetën pasi u rrëmbyen nga një ortek n...
Në vitin 2025, mbetje mortore të personave të zhdukur gjatë ...
Blerim Sallahu inkurajon mërgimtarët të votojnë: Kosova ka n...
Kurti: Në mandatin e ardhshëm do ta dyfishojmë buxhetin për ...
Një i plagosur pas përleshjes mes disa personave në Suharekë
Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës