Dogana rrit të hyrat me 44.7 milionë euro

15:30 | 16 Shtator 2015
M. A.

Dogana e Kosovës nëpërmjet një komunikate për media njofton se ka vazhduar me performancën e jashtëzakonshme në aspektin e mbledhjes së të hyrave për buxhetin shtetëror dhe luftimin e pareshtur të korrupsionit.

“Duke cituar raportin nga FOL theksohet qartë se qytetarët vetëm në 7.5 përqind të rasteve mendojnë që u është dashur të japin ryshfet. Nëse kjo përqindje krahasohet me periudhat paraprake respektivisht me matjen e perceptimeve të bëra nga UNDP respektivisht përmes raportit Public Pulse të bërë gjatë prillit të 2013 ku perceptimi për korrupsion ka qenë 58.9 përqind dhe në prill të viti 2014 ku perceptimi për korrupsion ka qenë në 22.5 përqind. Pra rënia në 7,5 përqind është një progres domethënës që tregon se angazhimi i Doganës, reformat dhe luftimi I korrupsion kanë prodhuar rezultate dhe dogana si institucion ka arritur një progres i cili po vlerësohet edhe nga qytetarët e Republikës”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Dogana këtë besim të qytetarëve e kthen me mbledhjen e të hyrave dhe luftën kundër kontrabandës. Periudha janar’15 – shtator’15 ka rezultuar me mbledhjen më të lartë që nga themelimi i doganës, deri tani kemi mbledhur 636,3 milionë euro që në krahasim me vitin e kaluar paraqet rritje prej 7,5 përqind apo 44,7 milionë euro më shumë (vitin e kaluar e njëjta periudhë ishte 591,6 milion euro).

Shpërndaje në rrjete sociale