Qeveria e Kosovës ka kohë deri në mesditë që të kthejë për zyrtarët doganorë statusin e zyrtarit publik të uniformuar dhe të garantojë paprekshmërinë e pagave të tyre nga Ligji për Pagat.
Nëse këto dy kërkesa nuk plotësohen, Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës ka paralajmëruar greva.
Zyrtarët e kësaj Sindikate thanë se krejt kjo është bërë për të mbrojtur pagat dhe statusin e mëhershëm të zyrtarëve të doganës, të cilin e kanë pasur deri më 29 janar të këtij viti, kur Komisioni për Administratë Publike ka amandamentuar Projektligjin për pagat e sektorit publik.
Ziavere Keqmezi, anëtare e Kryesisë dhe kryesuese e Këshillit Grevist, bëri të ditur se greva kishte e qenë e paraparë për ditën e djeshme, porse tha se kanë lënë hapësirë deri nesër për të parë nëse do të përfillen kërkesat e tyre.
Kryetari i kësaj Sindikate, Ali Vitija, tha se kërkojnë rangim të njëjtë me zyrtarët tjerë të sigurisë, sikurse janë Policia dhe AKI-ja.
Sipas tij, ndryshimi nga statusi i zyrtarit publik të informuar në shërbyes civil për zyrtarët e Doganës, bie në kundërshtim me Kushtetutën dhe me misionin e Doganës./klan kosova/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...