Dogana e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 22:00, gjatë një kontrolli rutinë të një automjeti me targa të huaja, oficerët doganorë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë kryer kontroll të detajuar në vijën e dytë.
Kjo pasi shoferi kishte deklaruar fillimisht se nuk posedonte mallra për t’u deklaruar.
Gjatë kontrollit fizik dhe verifikimit me skaner janë zbuluar tre valixhe të kamufluara me veshje të përdorura, brenda të cilave dyshohej se kishte mallra të fshehura. Pas hapjes së bagazhit, është konstatuar se valixhet përmbanin pajisje për ujësjellës dhe sistem të ngrohjes qendrore, të padeklaruara në kufi.
Sipas Doganës, mallrat janë ndaluar përkohësisht dhe vlera e tyre dyshohet të tejkalojë shumën prej 10,000 eurosh.
“Dogana e Kosovës do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore sipas procedurave në fuqi dhe mbetet e përkushtuar në parandalimin e kontrabandës dhe mbrojtjen e tregut të rregullt”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Indri dhe Vanesa në momente romantike, shkëmbejnë përqafime
Deputeti i VV-së: Si askush tjetër, Feride Rushiti i plotëso...
Çka thotë Kushtetuta për zgjedhjen e presidentit
KEK: Kemi arritur marrëveshje që synon shmangien e rritjes s...
Njofton Kuvendi, vazhdimi i seancës së jashtëzakonshme nis n...
Miftaraj me ironi: Deputeti Bardiqi të kërkojë të largohen k...