Gjatë kësaj jave Dogana ka ka ushtruar kontrolle në lokalitete të ndryshme ashtu që të verifikojë prejardhjen e mallrave të ndryshme.
Gjithashtu është zhvilluar edhe një operacion kontrolli tek dy kompani të dyshuara se janë në posedim të mallrave të kontrabanduara.
Dogana e Kosovës ka ndërmarrë një operacion kontrolli ndaj dy subjekteve tregtare në katër lokacione të ndryshme që përdoren nga këto subjekte, dy prej tyre shtëpi banimi dhe dy lokacione afariste të gjitha në Prishtinë.
Kontrolli është bërë pas pranimit të informatave për mundësi kontrabandimi nga kompanitë. Pas urdhrit për kontroll të lëshuar gjyqtari kompetent dogana ka realizuar kontrollet.
Kontrolli ka rezultuar me zbulimin e mallrave në vlerë afër 30.000 euro ryesisht pije jo-alkoolike dhe gjësende të tjera.
Të gjitha mallrat pas verifikimit janë konfiskuar si dhe filluar procedura kundërvajtjeve kundrejt kompanive dhe personave të involvuar.
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...