Njësiti i Doganës së Kosovës, sot kanë kontrolluar në barnatore në Prishtinë me qëllim të verifikimit të mallrave të mundshme të kontrabanduara.
Sipas njoftimit, gjatë kontrollit, janë identifikuar tri lokacione ku u zbuluan mallra pa banderola, të fshehura në hapësira të ndryshme, përcjell Arbresh.info.
Mallrat e kontrabanduara janë konfiskuar ndërkaq proceset ligjore kundër personave të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme kanë filluar.
Malli i gjetur përbëhet prej më shumë se 350 lloje të ndryshme të medikameteve, bën të ditur Dogana.
“Procedurat ligjore do të vijohen për të hetuar dhe ndjekur penalisht personat e përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme të kontrabandës së medikamenteve. “, thuhet në njofitmin e Doganës./Arbresh.info
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...