Pavarësisht hyrjes në fuqi të Marrëveshjes për Stabilizim Asocimit (MSA), që ka hyrë në fuqi me 1 prill të këtij vit, Gjermania ende nuk i kishte hequr barrierat për importuesit kosovarë.
Në ueb-faqen e doganës së Gjermanisë deri me sot, Kosova kishte trajtim preferencial të një anshëm. Por siç duket pas pyetjeve që redaksia e “KosovaPress”, i dërgoj të martën ambasadës gjermane në Prishtinë, dogana gjermane ka intervenuar dhe sot, në po të njëjtën ueb-faqe është ndryshuar trajtimi për Kosovën ashtu siç është për Shqipërinë dhe vendet e rajonit që kanë nënshkruar me herët MSA-në.
Më poshtë janë ndryshimet preferenciale që ka ndryshuar shteti gjerman.
Me këtë ndryshim hiqen barrierat doganore për importuesit kosovarë dhe bizneset kosovare mund të importojnë sipas ndryshimeve të reja doganore. /KosovaPress/
PrintScrn (E fotografuar) nga faqja e Doganave në Gjermani, ditën e djeshme:

—
PrintScrn (E fotografuar) nga faqja e Doganave në Gjermani, sot:

Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...