Dogana e Kosovës ka ndaluar përkohësisht mallra me vlerë rreth 1,800 euro, të cilat u tentuan të futen në territorin e Republikës së Kosovës pa u deklaruar në mënyrë të rregullt doganore.
“Gjatë kontrollit në Pikën Kufitare Vërmicë, zyrtarët doganorë kanë identifikuar një rast ku një person fizik, duke tejkaluar shpejtësinë dhe tentuar të anashkalojë kontrollin doganor, ka synuar të shmangë deklarimin e detyrueshëm të mallrave”, thuhet në njoftimin e doganës, raporton Arbresh.info.
Pas ndalimit dhe kontrollit të automjetit, janë zbuluar 29 lloje mallrash komerciale, kryesisht pjesë të automjete, të cilat ishin të padeklaruara. Mallrat janë ndaluar përkohësisht, në përputhje Kodin Doganor dhe të Akcizave të Kosovës (KDAK), dhe ndaj palës është iniciuar procedurë për kundërvajtje.
Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin e kontrabandës dhe ruajtjen e integritetit fiskal të shtetit. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve dhe bizneseve që hyjnë në territorin e Kosovës, të respektojnë obligimin ligjor për deklarimin e mallrave./Arbresh.info/
101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën/ Plagosen 11 persona, godit...
Rikthehet në operim njësia A5 e Termocentralit “Kosova A”
Zbulohen pamjet, dasma Elijonës dhe Klodit do të mbahet jash...
Faza përmbyllëse e gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së nis të ...
Rihapja e Tik-Tok, Rama: Nuk ishte dorëzim, janë vendosur me...
19-vjeçarja Lara Colturi shkruan histori në sportet dimërore...