Dogana e Kosovës përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se sot pas të dhënave të pranuara nga qytetarët në lidhje me mallra të kontrabanduara, oficerët kanë organizuar një operacion kontrolli në një biznes në qytetin e Pejës.
“Kontrolli i kryer nga dogana nuk gjeti produkte të kontrabanduara në ambientet e biznesit. Megjithatë, gjatë inspektimit të hapësirës së biznesit, u zbulua: një armë pa leje, respektivisht një pistoletë model CZ 99 kalibër 9x99mm dhe 11 fishek”, thuhet në njoftimin e Doganave të Kosovës, përcjell Arbresh.info.
Sipas njoftimit, pas zbulimit të armës pa leje, Dogana e Kosovës në përputhje me ligjin njoftoi Policinë e Kosovës. Si rezultat, arma dhe rasti u dorëzuan tek Policia e Kosovës./Arbresh.info/
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...