Dogana e Kosovës ka asgjësuar 324 pako shamponësh të falsifikuar të markës “HOBBY”, me një përmbajtje totale prej 1.200 ml. Produktet ishin sekuestruar gjatë kontrolleve doganore, pasi dyshohej se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale.
Pas verifikimit u konstatua se shamponët janë të falsifikuar dhe mund të jenë të rrezikshëm për shëndetin, ndaj u ndalua dalja e tyre në qarkullim të lirë.
“Doganat e Kosovës ka asgjësuar një sasi të konsiderueshme të produkteve për mirëmbajtjen e flokut (shampona) të falsifikuara të markës tregtare HOBBY, në përmbajtje prej 1200 ml, me gjithësej 324 pako.Produktet janë sekuestruar pas procedurave të kontrollit doganor, nën dyshimin se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale të mbajtësit të markës”.
“Pas verifikimit është konstatuar se mallrat janë produkte të falsifikuara dhe mund të janë të rrezikshme rrezikshme për shëndeti, andaj si të tilla ndalohen të dalin në qarkullim të lirë.Doganat e Kosovës, mbeten të përkushtuara në parandalimin dhe luftimin falsifikimit dhe piraterisë, duke mbrojtur konsumatorët, bizneset legjitime dhe sigurinë ekonomike të vendit”, thuhet në njoftimin e doganës.
Irani ka dy kushte që duhet plotësuar ShBA-ja nëse do të ulë...
Votohet në parim Ligji për çmimet tavan
Hamza: S’mund të ulet çmimi kur rritet kostoja e prodhimit, ...
ZRRE publikon raportet konsultative për të hyrat maksimale t...
Me 63 vota kalon shmangia e afatit për Projektligjin e produ...
Kryeministri Kurti mori pjesë në Konferencën e Londrës për M...