Dogana e Kosovës ka publikuar një tender prej 75 mijë eurove për “Asgjësim të cigareve dhe të mallrave tjera vetëdjegëse” sipas nevojave të Doganës. Hapja e ofertave për këtë proces të prokurimit do të bëhet më 2 prill të këtij viti.
Hiç më pak se 75 mijë euro ka paraparë t’i shpenzojë Dogana e Kosovës për tenderin “Shërbimet për asgjësimin e cigareve dhe të mallrave tjera vetëdjegëse” sipas nevojave të DK-së, i cili është shpallur para disa ditësh, derisa hapja e ofertave për këtë proces të prokurimit do të bëhet me 2 prill të këtij viti.
Në njoftimin për kontratë thuhet se në 40% të tenderit bën pjesë asgjësimi i cigareve, i filtrave për cigare dhe i letrës së cigareve, po ashtu me 40% asgjësimi i duhanit të papërpunuar dhe i duhanit refuz, si dhe me 20% asgjësimi i mallrave vetëdjegëse pa vlerë (dokumentacioni, katalogë, reklama dhe mallrave tjera plastikë, qelq), sipas nevojës së Doganës. /zëri/
FSK drejt Shqipërisë për gjetjen e të zhdukurit në lumin Mat...
KESCO kërkon rritje prej 21.3% të çmimit të energjisë elektr...
Kërkohet ndihmë për gjetjen e një gruaje në Lipjan
Trevon Allen ndahet me Golden Eagle Yllin
E kryer, Kristjan Asllani kalon në formë huazimi tek Besikta...
Virusi i rrezikshëm rikthehet në Azi, Nipah ndez alarmin glo...