Presidenti i Republika Sërpskas në Bosnje e Hercegovinë, Millorad Dodik, ka deklaruar sot se Bosnja e Hercegovina nuk e ka njohur Republikën e Kosovës dhe se për këtë arsye, nuk mund t’i njohë as dokumentet e saj.
Kjo deklaratë e Dodikut vjen pak kohë pasi kryeministri Albin Kurti deklaroi nga Samiti i Berlinit se Kosova do t’i heqë vizat për qytetarët e BeH-së nga 1 janari i vitit të ardhshëm.
Ndërkaq, i dërguari special i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, deklaroi se përderisa Dodiku nuk i lejon shqiptarët e Kosovës të hyjnë në BeH, nuk do të marrë asgjë në këmbim.
“Edhe po t’ma japësh gjithë Gjermaninë, këtë nuk do ta marrësh. Ju ende mund të vini të merrni satelitët tuaj. Ata vazhdojnë të përpiqen të na japin leksione. Nuk funksionon kështu”, tha Dodiku në një konferencë për shtyp në Sarajevë, raporton RTRS.
Bosnja është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që nuk ka marrëveshje për lëvizje të lirë me Kosovën.
Izraeli thotë se ka vrarë komandantin e marinës të Gardës Re...
Osmani përkujton masakrën e Padalishtës: Ditë e thirrjes për...
Haxhiu e thërret mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit
“250 mijë euro dhuratë”, Granit Plava jep detaje shokuese rr...
Mësohet ngjyra e fanellës, që Kosova e bartë sonte ndaj Sllo...
IHMK paralajmëron erëra të forta në Kosovë