Sot është bërë 1 vit nga vrasja e Gjyljeta Ukellës, e cila u privua nga jeta mizorisht nga bashkëshorti i saj Edmond Lajçi, në Pejë.
Familja e saj, që si sot e çdo ditë tjetër e përjeton rëndë këtë humbje të madhe, sot vizitoi varrin e Gjyljetës, bashkë me fëmijët e saj.
Vëllai i të ndjerës, Shpati tha për Klankosova.tv se në përvjetorin e parë të vdekjes së motrës, vajza e saj ka shkruar disa letra prekëse për nënën.
Në njërën nga këto letra, ajo ka shkruar se do të donte që babai i saj të qëndronte përjetë në burg, ndërsa të gjitha i ka lexuar pranë varrit të saj.
Shpati tha tutje se vajza është në gjendje më të rëndë pasi është më e rritur se djemtë dhe ajo çfarë e ka prekur më shumë është se babai i saj nuk ka tentuar asnjëherë të komunikojë e madje as ta shikojë në seanca.
“Vajza e ka gjendjen pak më të rëndë. Nanën e ka humb në formën më makabre që ekziston. Babain nuk e kujton në asnjë moment, as nuk e përmendin. Nuk e kanë shpreh asnjëherë dëshirën. Këtë punë po e ndjekim përmes shtetit. Ishim në varreza, vajza e vendosi një kuti me disa letra që e ka shkru për nanën e vet. Në një nga letrat, vajza ka shkru që do të doja që babai të jetë në burg tërë jetën.
Në asnjë seancë nuk ka tentu as me shiqu vajzën e cila ka qenë e pranishme. Në asnjë formë s’ka tentu, me këqyrë cikën e vet, as me tentu me pa.” – tha Shpat Ukella.
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen