Klubi “Bonu Burrë”, përmes shpërndarjes së disa dhuratave nëpër sheshet e kryeqytetit ka nderuar gratë dhe vajzat në ditën ndërkombëtare të tyre.
Përmes një postimi në faqen e tyre në facebook, ata kanë treguar qëllimin e këtij aktiviteti.
“Këto dhurata janë shpërndarë në sheshet kryesore në Prishtinë, duke tentuar që qytetarëve të Kosovës t’u sjellin ndërmend sakrificat e sukseseve të këtyre grave dhe vajzave si kampione të barazisë gjinore për të nderuar kontributin e tyre.
Dhuratat janë shpërndarë nga djemtë që janë anëtarë të klubit “Bonu Burrë”, të cilët jo vetëm për ditë të caktuar siç është 8 marsi, punojnë për barazinë gjinore”, thuhet ndër të tjera në postimin e tyre.
Ten Hag: De Gea nuk e ka të garantuar vendin në formacionin ...
Shefi i EULEX-it dënon sulmet ndaj KFOR-it në veri: Sot sund...
Armëpushimi i Sudanit do të zgjatet me pesë ditë
Basha dënon dhunën e serbëve ndaj KFOR-it: Njohja e Kosovës ...
Kryetari i Leposaviqit mbetet i bllokuar – do ta kalojë natë...
Vuçiq nesër do të takohet me ambasadorët e Rusisë dhe Kinës ...