Në fashtin “Nakarad e vjetër të komunës së Fushë Kosovës, konkretisht në rrugën “Fehmi Lladrovci” ka ndodhur një djegie në një pronë personale të Qëndrim Islamit, po nga kjo komunë. Nga ky zjarr janë përfshirë edhe një pjesë e varrezave të fshatit.
Sipas pronarit të gomave zjarri ndodhi rreth orës 10:00, ku sipas tij ishte zjarr i qëllimshëm, raporton Arbresh.info.
“Unë si pronar i doponisë private zjarri ka ndodhur rreth orës 10:00, dhe mendoj se kjo zjarrëvënje ishte e qëllimshme, por nuk dyshoj ende në askënd”, u shpreh Islami, pronari i gomave.
Islami u shpreh se zjarrfikësit kanë ardhur pas 40 minutash pasi që ndodhi, dhe Policia pas 30 minutave.
Rrahman Azemi, banor i këtij fshati tha se zjarri ka ndodhur para dy orësh dhe zjarrfikësit dhe Policia nuk janë ardhur me kohë.
“Zjarri ka ndodhur para dy orësh ku pasi që pati përfshirje të madhe të zjarrit kemi thirrur zjarrfikësit dhe policinë, këtë janë ardhur si gjithmonë me vonesë”, u shpreh Azemi banorë i këtij fshati.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur zjarrfikësit, policia e Kosovës dhe KEDS./Arbresh.info/



Për një javë, 41 të lënduar si pasojë e aksidenteve në Feriz...
Midis mosmarrëveshjeve dhe bashkëpunimit: Raportet e komunav...
Atentat në Greqi, plagosen me armë zjarri babë e bir nga Shq...
KQZ: Rezultatet përfundimtare pas përfundimit të shqyrtimit ...
Limi dhe Dolce bëjnë dush bashkë, Alba i kap mat
Rama priti në takim ambasadorin turk, diskutojnë për projekt...