Është arrestuar pronari i shtëpisë së familjes Koroglu në Mitrovicë, shtëpi e cila është pjesë e trashëgimisë kulturore.
Sipas njoftimit të policisë, të njëjtit i janë gjetur 36 bidonë të mbushur të shënjëzuar me shenjën me materie të rrezikshme, ndezëse, shkruan Arbresh.info.
“Lidhur me veprën penale ”Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” të ndodhur më 31 tetor 2023, gjatë hetimeve dhe ekzaminimeve të vendit të ngjarjes, në rrugën “Nexhip Dragaj” në Mitrovicë, ku një shtëpi e pabanuar pjesë e trashëgimisë kulturore ishte përfshirë nga zjarri. Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në mbeshtetje të ekspertit të zjarreve gjatë ekzaminimit në katin perdhesë të shtëpisë kanë hasur tridhjet e gjashtë (36) bidon të mbushur të shënjëzuar me shenjën me matrie të rrizkshme-ndezëse. Për largimin e ketyre bidonve janë anagzhaur edhe njësi të specializuara per trajtimin e materive të rrezikshme nga Forca e Sigurisë së Kosoves.”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Bazuar ne hetimet fillestare, bëhet e ditur se pronari i shtëpisë ishte në dijeni për vendndodhjen e ketyre bidonve ku perkundër zjarrit të shkaktuar, i njëjti nuk kishte njoftuar policinë apo zjarrfikësit.
Prokurori ndaj pronarit të shtëpisë A. K., 76 vjeçar, ka lëshuar aktvendim për ndalim për 48 orë, si i dyshuar për veprën penale “Mbajtje e paligjshme e substancave dhe mbeturinave të rrezikshme”./Arbresh.info/
Në 2026 mbahet stërvitja e parë trilaterale Shqipëri–Kosovë–...
Naim Murseli pranon se ka shpifur për tradhtinë e Liridona A...
Parlamenti Evropian miraton një kredi prej 90 miliardë euro ...
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, Sabri Fejzullahu: Ata janë ...
Maqedonci: Takimi i gjeneralëve të Kosovës, Shqipërisë dhe K...
Naim Murseli: Ditën kur më kanë arrestuar, policia më ka rra...