Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka reaguar pas djegies së shtëpisë së familjes Koroglu në Mitrovicë.
Në një postim në Facebook, Çeku ka thënë se ata që e djegin kulturën dhe historinë e tyre janë barbarë, përcjell Arbresh.info.
Çeku ka theksuar se shtëpia do të restaurohet dhe do të mundohen që faturën e restaurimit ta paguajnë ata që ia vunë flakën.
Postimi i plotë:
Barbarë janë ata që e djegin kulturën dhe historinë e tyre
Pas një rezistence të madhe nga familja dhe një tentim rrënimi së fundmi, dje patën filluar ndërhyrjet për shpëtimin e shtëpisë së familjes Koroglu në
Mitrovicë.
Pasi e kuptuan që nuk zmbrapsemi nga detyrimi ynë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, qyqarët në mënyrë tinëzare pasi ra terri ia vunë flakën shtëpisë së shekullit XIX.
Nuk do t’ia dalin, shtëpia do të restaurohet. Dhe do t’i përdorim të gjitha mundësitë ligjore që faturën e restaurimit ta paguajnë ata që ia vunë flakën.
Pres kapjen dhe ndëshkimin e kriminelëve. Prokuroritë dhe gjykatat tona kanë rol qendror në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.
Dënimet e deritanishme me gjobë nga 200 deri 700 euro për dëmtim të monumenteve, kur kodi penal parasheh deri në 500 mijë euro e burgim efektiv, janë vetëm inkurajim për keqbërësit.
Betejën mes barbarizmit dhe kulturës pa dyshim se do ta fitojë kultura.
Teknologjia ukrainase e dronëve në rritje
Rama: Siguria ushqimore, sfida kryesore në procesin e negoci...
Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë në Pris...
BILD: Liverpool ka vendosur që Xabi Alonso të jetë trajneri ...
Bastiset banesa e Shkëlzen Gashit, Policia e Krimeve të Rënd...
Dyshohet se i keqpërdorën 137 mijë euro, aktakuzë ndaj dy zy...