Profesori, Ukshin Hoti ende është në mesin e mbi 1600 personave të pagjetur.
Djali i tij, tashmë deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së, Andin Hoti në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve thotë se fati i këtyre personave në mesin e tyre edhe babi i tij duhet të jetë kusht për bisedimet me Serbinë.
Postimi i tij në facebook:
18 vjet pas Luftës, ende na mungojnë 1655 nga më të dashurit tanë, në mesin e të cilëve edhe babai im. Në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve, ritheksoj kërkesën që fati i këtyre personave të jetë kusht në bisedimet me Serbinë. Nuk mund të ketë normalizim të raporteve pa përmbylljen e këtij kapitulli të dhembjes kombëtare”, ka shkruar Hoti.
Tutje ai thekson se moskrijimi i institucioneve edhe pas tre muajve nga zgjedhjet parlamentare po e dëmton vendin dhe po e shton dhimbjen te familjet e të pagjeturve.
“Moskrijimi i Institucioneve prej gati tre muaj nga Zgjedhjet, po vazhdon ta dëmtojë vendin dhe po e shton dhembjen tonë si familjarë të të pagjeturve”.
“Prandaj, si njëri nga deputetët e Kuvendit, si Zëri i brezit të ri që beson në Kosovën Evropiane, u bëj thirrje Liderëve të Partive Politike që t’i lënë anash inatet, të respektojnë vullnetin e qytetarëve dhe dispozitat e Kushtetutës, e t’i japin zgjidhje bllokadës.
Fisnik Asllani barazon rezultatin në fillim të pjesës së dyt...
“Njerëz të çmendur” , Behgjet Pacolli i reagon ashpër Granit...
Shqipëria në epërsi pas pjesës së parë me golin e Arbër Hoxh...
LDK fton qytetarët të kontrollojnë njehsorët, rastet shkojnë...
Me një gol në fund të pjesës së parë, Sllovakia shkon me epë...
Prania e NATO-s në Kosovë vlerësohet thelbësore për stabilit...