Organizata Shqiptaria dhe Korporata Kryeziu, në bashkëpunim me shoqatat si motra Kufijtë e Arbrit, Lëvizja e Deçanit, dhe mbështetur nga organizatat e dalura nga Lufta e UÇK-së dhe Shoqata Artistët për Artistë, kanë kënaqësinë të njoftojnë organizimin e festimeve për ditlindjen e Gjergj Kastriotit Skënderbeu. Ky event do të mbahet më 6 Maj 2024, duke filluar nga ora 11:00 deri në orët e vona të natës, në Sheshin Skënderbe në Prishtinë.
Eventi do të nisë me një simpozium shkencor në Instituti Albanologjik, ku studiues të ndryshëm do të prezantojnë kumtesa rreth gjetjeve të reja për jetën dhe veprën e Gjergj Kastriotit. Ky simpozium do të ndiqet nga hapja e një ekspozite arti, ku artistët shqiptarë do të paraqesin veprat e tyre të dedikuara heronjve kombëtarë.
Programi vazhdon me një varg aktivitetesh festive dhe artistike që përfshijnë arritjen e maratonistëve me pishtarin e lirisë nga Prekazi, performancat e aktorit të madh shqiptar Xhevat Limani si Skënderbeu, si dhe prezantime nga klubi i pilotëve me paragllajt.
Pasdite do të kemi paraqitjet e këngëtarëve dhe ansambleve tradicionale shqiptare, duke përfshirë emra të njohur si Shkurte Fejza dhe Nikollë Nikprelaj, e shume këngëtar të tjere si dhe performancat e grupeve të muzikës rock dhe pop deri në orët e vona të natës.
Ky festim është një rast për të nderuar trashëgiminë dhe kontributin e Skënderbeut në historinë dhe kulturën shqiptare, si dhe për të festuar unitetin e popullit shqiptar./Arbresh.info/
Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria
Rikthimi i Osmanit në LDK, Abdixhiku: Ky është qëllimi im, d...
S’ka zgjidhje për presidentin, Abdixhiku: Kurti insist...
Dogana zbulon veprimet që përbëjnë kundërvajtje -vlera rreth...
Një tërmet me magnitudë 7.4 godet Japoninë, paralajmërim për...
Haxhiu pret në takim Palatovën, pranon raportet e BE-së për ...