Në Ditën Kombëtare të Zvicrës, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i ka shprehur urimet ambasadorit zviceran në Kosovë, Jurg Sprecher.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se Zvicra është shtëpia e dytë për shumë bashkatdhetarë.
“Zvicra, që është shtëpi e dytë për shumë bashkatdhetarë, sot shënon Ditën Kombëtare. Me këtë rast, kisha kënaqësinë që Ambasadorit të Zvicrës në Kosovë, z. Jürg Sprecher t’i shpreh urimet më të përzemërta për këtë ditë të rëndësishme për shtetin dhe popullin zviceran”, ka shkruar Haradinaj.
“Zvicra ka qenë strehë e shumë shqiptarëve në kohë të vështira historike dhe padyshim gjithmonë përkrahëse e jashtëzakonshme në proceset e krijimit dhe ndërtimit të shtetit të Kosovës. Marrëdhëniet mes dy vendeve tona janë të veçanta dhe historike”, tha i pari i AAK-së./Arbresh.info
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim