Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj, me rastin e 11 nëntorit, Ditës së Veteranit në ShBA ka falënderuar ata për shërbimin e tyre në Kosovë.
“Me rastin e 11 Nëntorit – Ditës së Veteranit, përkujtojmë guximin dhe sakrificën e veteranëve të luftës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ne, populli i Kosovës i jemi përjetësisht falënderues për shërbimin e tyre, shërbim i cili ndihmoi lirinë dhe paqen në botë, por sjelli lirinë edhe në Kosovë”, shkruan Haradinaj.
Ai tha se heronjtë amerikanë janë edhe heronj të Kosovës.
“Heronjtë amerikanë janë edhe heronj të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./Arbresh.info/
Shikuese e “FermaVip”, Dafina Zeqiri mbështet këtë fermere
Tahiri komenton deklaratat e Gecit: Kushdo që fyen Thaçin e ...
Kosovari humb jetën tragjikisht në një aksident në Zvicër
Dënimet e përjetshme forcojnë parandalimin e krimit
Kurti mori pjesë në ceremoninë e varrimit të Yllka Fejzullah...
Futbollistja kroate bëhet virale me paraqitjen në Coachella