Është duke vazhduar edhe sot dita e tretë e protestave në veri të vendit.
Për dallim nga dje, situata sot atje është me e qetë, kështu raporton ekipi i Arbresh.info që gjendet në Zubin Potok.
Situata për momentin është e qetë shihet një numër jo i madh i qytetarëve të cilët paqësisht janë duke protestuar, me vete ata bartin flamuj të Serbisë dhe janë të shoqëruar me muzikë nacionaliste serbe.
Protestuesit i kanë vendosur 3 tenda me ngjyra të flamurit serb, dhe po qëndrojnë brenda tyre të qetë.
Nuk ka provokime ndaj mediave apo policisë së Kosovës.
Protestuesit janë pa maska dhe mosha e tyre është e ndryshme të cilët janë të ndarë në grupe.
Rrugët që të çojnë tek objekti i Komunës, nuk janë të bllokuara dhe nuk ka ndonjë flamur të madh serb të vendosur diku.
Por, flamuj të vegjël ka gjithandej të vendosur në shtylla elektrike dhe shtëpi.
Në objekt të Komunës është i vendosur flamuri i Kosovës, ndërsa objekti është duke u ruajtur nga Polica, të cilët kanë një korridor prej afër 5 metra me protestuesit.
Si pjesë e protestueseve shihen persona me që janë në gatishmëri për çdo reagim që mund të ju vije, ata janë të veçuar nga të tjerët.





Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu