Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë duhet të angazhohemi të gjithë për një mjedis të pastër, nga i cili varet cilësia e jetës sonë.
Haradinaj me rastin e 22 prillit, Ditës së Tokës, tha se kjo ditë e veçantë shënohet për të ngritur vetëdijen për rëndësinë vitale që ka mjedisi ku jetojmë
“Më 22 prill 1970, për herë të parë filloi të festohej Dita e Tokës. Kjo ditë e veçantë shënohet për të ngritur vetëdijen për rëndësinë vitale që ka mjedisi ku jetojmë, për të na ndërgjegjësuar që ta ruajmë ajrin, ujin dhe tokën, për veten dhe për gjeneratat që vijnë”. Tani është koha që të angazhohemi të gjithë për një mjedis të pastër, nga i cili varet cilësia e jetës sonë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
lexo edhe:
Kurti ftohet në Shtëpinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës...
Trump e thotë përsëri: Duhet ta kemi Grenlandën
54 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Breshëria e raketave ruse lë pa ngrohje mbi 5,600 ndërtesa n...
Labi i vetëm në oborr, shihet i përlotur
Gjyqi në Hagë drejt fundit, Gucati: Presidenti dhe të tjerët...