Sot mbahet manifestimi mbarëkombëtar “Dita e Plisit”, në Kullën e Ahmet Delisë në Prekaz të Skenderajt.
Edicioni i pestë, faza e tretë e këtij manifestimi organizohet në bashkëpunim me drejtorinë e Kulturës në këtë komunë.
Sipas agjendës, në ora 10:00, të gjithë pjesëmarrësit me plisa do të bëjnë nderime në Kompleksin Memorial në Prekaz. Kurse, në orën 11:00, fillon manifestimi “Dita e Plisit|, ku do të paraqiten kumtesa, anekdota, këngë folklorike dhe fjalë përshendetëse.
Sipas njoftimit, pas përfundimit të kumtesave dhe programit të paraparë në kullë, në oborr vazhdon programi artistik me këngë e valle i ansamblit “Drenca”, i Skenderajt.
Organizatorët kanë njoftuar se të gjithë pjesëmarrësit duhet të vinë në këtë manifestim me plisa të bardh në kokë.
Zëdhënësja e Speciales tregon kur ndodh aktgjykimi për Thaçi...
Sot shënohet 1 Maji, dita Ndërkombëtare e Punëtorëve
KQZ sot mban mbledhje për organizimin e zgjedhjeve të reja
Dita e Punëtorëve/ Sot protestohet në Prishtinë
Parashikimi i motit për sot
Alarmi në BE: Po pakësohen rezervat e karburantit për avionë...