Pasi kanë nënshkruar në Prishtinë Marrëveshjen e Bashkëpunimi për Abetaren e re të përbashkët unike Kosovë-Shqipëri, dy ministret e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe Evis Kushi, e kanë përmbyllur “ditën e jashtëzakonshme” me një aktivitet të përbashkët kulturor.
Nagavci dhe Kushi kanë marrë pjesë në koncertin e shkollave të muzikës nga Kosova dhe Shqipëria, që është mbajtur në Sallën e koncerteve të shkollës së mesme të muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë, raporton Ekonomia Online.
“Kam kënaqësinë që të jemi sot bashkë në përmbyllje të kësaj dite që e filluam me një takim të këndshëm edhe shumë produktiv”, deklaroi Nagavci, në nisje të koncertit.
“Në mëngjes nënshkruam marrëveshjen e protokollit të bashkëpunimit në lidhje me abetaren e përbashkët unike, abetaren e re për vitin 2022/23, të cilën do t’u bëjmë dhuratë fëmijëve në 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, duke u angazhuar dhe marrë përsipër të punojmë fort me ekipet e dy ministrive, që fëmijët tanë t’u ofrojmë një tekst cilësor që u përshtatet kërkesave e nevojave të ditëve të sotme.Kemi vendosur që së bashku me ministren Kushi në përmbyllje të ditës së sotme të jemi në këtë aktivitet të përbashkët kulturor”, tha Nagavci.
E ministrja e Arsimit e Shqipërisë theksoi se “ky koncert është si qershia mbi tortë e një dite të jashtëzakonshme për gjithë kombin shqiptar”.“E nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit për abetaren unike të përbashkët. Jemi angazhuar fort që vitin e ardhshëm, që është edhe 110-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, ne t’u bëjmë një dhuratë të gjithë vogëlushëve tanë në të dyja anët e kufirit, pikërisht abetaren një komb, një gjuhë, një abetare”, tha ajo.
A do të largohet Guardiola nga City? Kjo është përgjigja e s...
Bahamas njeh Kosovën, Osmani nënshkruan marrëveshjen diploma...
Supremja e lë Ramadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Them...
Treni godet një automjet afër Drenasit, dy të lënduar
Polonia dhe Ukraina tregojnë unitet kundër Rusisë, trajtojnë...
KQZ akrediton edhe 276 vëzhgues, prej tyre 15 organizata