Sot në gjithë botën shënohet Dita Botërore Humanitare, me këtë rast ish presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se qëllimi i kësaj ditë është solidarizmi dhe dhënia e ndihmës për të varfëritë.
“Dita Botërore Humanitare shënohet çdo vit më 19 gusht dhe i kushtohet ndërgjegjësimit për nevojën e veprimeve humanitare në mbështetje të njerëzve të prekur nga varfëria, kriza dhe konfliktet në mbarë botën. Qëllimi i kësaj dite është solidarizimi dhe dhënia e ndihmës për të lehtësuar vuajtjet dhe nevojat e të shtypurve dhe të varfërve”, shkruan ai në Facebook.
Tutje i pari i AKR-së bën thirrje që në këtë ditë të zgjatet dora e ndihmës dhe të lihen mënjanë urrejtjet.
“Bëj thirrje, në këtë ditë, të zgjasim dorën e ndihmës, të lëmë mënjanë urrejtjet. Të bëjmë mirë, me veprat sinqerta dhe humane. Te lemë qe secili të mirët me punët e veta e organet ligjore, të merren lirshëm me punën e tyre dhe për të prekurit nga organet ligjore, të konsiderojmë prezumimin e pafajësisë deri në një vendim gjyqësor”, shkruan Pacolli./Arbresh.info/
Mot pranveror sot në Kosovë, temperatura deri në 24 gradë
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...