Me rastin e Ditës Botërore të Ujit,me moton “Ujë për Paqe”, organizata “Let`s Do It – Ta Pastrojmë Kosovën” njofton për organizimin e një aksioni për pastrimin e liqenit të Batllavës. Ky aktivitet do të mbahet të premten, më 22 Mars, duke filluar nga ora 10:00 deri në 14:00, me pikënisje nga lokacioni “Te Pishat”.
“Aksioni mbështetet financiarisht nga JUB Kosova dhe zhvillohet në bashkëpunim me KRU Prishtina, Organizata “Sundimi i Demokracisë në Kosovë”, Shoqata e Peshkatarve Sportiv Rekrativ “Llapi”, kompania e Menaxhimit të Mbeturinave “Pastrimi”, dhe me pjesëmarrjen e nxënësve të shkollës së Orllanit”, thuhet në njoftimi e “Let’s Do It – Ta Pastrojmë Kosovën”.
Kjo iniciativë, sipas njoftimit, synon të nxisë bashkëpunimin komunitar dhe të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e mbrojtjes së burimeve ujore.
Dita botërore e Ujit shënohet për çdo vit më 22 mars . Kjo ditë është përcaktuar me rezolutën e OKB në dhjetor të vitit 1992. Nga viti 1993 kjo ditë filloi të shënohet dhe sita ditës kjo ditë fillon të ketë rëndësi gjithnjë e më të madhe./rtk
Franco Foda: Turqia ekip i fortë, por gjasat janë 50-50
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do t’i ftoj për takim kry...
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...
Irani kreu mbi 5000 sulme ndaj bazave amerikane në vendet ar...
Sekuestrohen 20 motoçikleta nё Pejё
“Pas Pavarësisë do të jetë lumturia më e mirë e shtetit tonë...