Nën organizimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarësisë dhe Tregtisë, ka nisur konferencë për shënimin e Ditës Botërore të Standardeve.
Për këtë rast, ministra e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari tha se kjo ditë shënohet për të nderuar kontributin e mijëra ekspertëve që ndikuan në standardizimin, raporton Arbresh.info.
“MINT këtë vit ka lansuar aplikacionin “shitja e standardeve online” përmes platformës e-Kosova, për të lehtësuar qasjen në standardet tona. Me këto standarde, ne synojmë që ta transformojmë ekonominë tonë në tregun global dhe fuqizimin e mëtejmë të ndërmarrjeve tona. MINT ofron mbështetje për Agjencinë Kosovare për Standardizim.
Jam shumë mirënjohëse për ekspertët dhe bizneset që kontribuuan në këto standarde”, tha Hajdari në fjalën e saj të rastit.
Mes tjerash, ministrja theksoi se synojnë si Ministri të fuqizojnë sektorin privat.
Ndryshe, Dita Botërore e Standardeve kremtohet ndërkombëtarisht çdo vit më 14 tetor.
Qëllimi i Ditës Botërore të Standardeve është ngritja e vetëdijesimit në mes rregullatorëve, industrisë dhe konsumatorëve lidhur me rëndësinë e standardizimit të ekonomisë globale./Arbresh.info/
\
Vendoset gurthemeli i Parkut Industrial në Mitrovicë, 1 mili...
Zbatimi i Agjendës së Reformave, Albin Kurti në mbledhjen e ...
Sonte, Shqipëria ngjitet në skenën e Eurovisionit me artisti...
Qeveria në detyrë sot mban mbledhje
Disa minatorë të Trepçës mbesin të ngujuar në minierë
Kryeministri Kurti e nis ditën në Mitrovicë, pritet ngrohtës...