Koalicion K10 organizon sot diskutimin e dytë të hapur me temë “Ndikimi i Duhanpirjes në Shëndetin Seksual Riprodhues”.
Koalicioni K10 përbëhet nga dhjetë organizata jo-qeveritare për shëndetin dhe të drejtat seksuale dhe riprodhuese, përkrahur nga Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara (UNFPA) – zyra në Kosovë, dhe nga Ministria e Shëndetësisë.
Synimi i këtij diskutimi është të trajtojë efektet e duhanpirjes në Kosovë dhe ndikimin e duhanpirjes në shëndetin seksual dhe riprodhues. Si ndikon duhanpirja në infertilitet?
Sa është ligji për duhanpirje gjithëpërfshirës dhe si po ndikon mos-zbatimi i ligjit të duhanpirjes në vendet e mbyllura në shëndetin riprodhues? Tek kush qëndron problemi i mos-zbatimit të këtij ligji?
Godet veturën zyrtare me veturën e tij në Ferizaj, arrestohe...
Prishtina e mbushur me mbeturina, Rama: Të mos bllokohen kon...
“Java e gjelbër”, deputetët diskutime për problemet e eviden...
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
Kandiq: As në Serbi s’është thënë që të vrarët në Dubravë is...
Irani godet një cisternë në Dubai, mbante rreth dy milionë f...